Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i gatshëm për t’i lejuar Nacho Monrealit të largohet nga klubi por duhet të marrë vendim para derbit londinez.
Monreal është subjekt i një oferte 5 milionëshe për transferim te Real Sociedadi, por Emery dëshiron që kjo të ndodhë para vikendit në mënyrë që të përcaktohet skuadra e tij, transmeton portali arbresh.info.
Monrealit i është ofruar një marrëveshje dy vjeçare me opsionin për vitin e tretë nga skuadra në La Liga.
Pas disfatës në Liverpool, Emery dha një përditësim për lojtarët që mund të largohen para se merkato evropiane e transferimeve të mbyllet më 2 shtator.
“Disa lojtarë mund të largohen por ne nuk mund të nënshkruajmë me askënd dhe varet pak në ditët e ardhshme se si ne mund të vendosim në lidhje me disa gjëra me disa lojtarë”, ka thënë ai.
“Me Nachon një mundësi është e hapur dhe ne do të flasim rreth kësaj”, shton Emery./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...