Mbrojtësi i Real Madrid, Nacho Fernandez ka thënë se dëshiron të pensionohet në “Santiago Bernabeu”.
Spanjolli shumicën e ndeshjeve është në stol shkaku se nuk arriti t’ia zërë pozitën Raphael Varane ose Sergio Ramos, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, pavarësisht kësaj Nacho shpreson të qëndrojë te “Galaktikët”.
“Në futboll asnjëherë nuk e di çfarë do të ndodh. Kam dy vite kontratë dhe do të doja ta përfundoja karrierën këtu sepse është klubi i jetës sime”.
“Çdo verë ka bisedime se do largohem dhe nuk e di çfarë do ndodh. Çdo verë flas me trajneri dhe e respektoj vendimin e tij dhe të klubit”, theksoi ai.
Nacho mbetet i lidhur me kalimin te Roma ose Lazio./arbresh.info.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën