Nacho do t’i jap fund aventurës në klubin ku u rrit dhe shkroi histori

18:46 | 19 Prill 2024
D.H

Nacho Fernandez do të largohet gjatë verës nga skuadra e Real Madridi.

Sipas Jose Felix Diaz, Nacho i ka informuar edhe klubit madrilen se do të largohet pasi do të përfundoj kontrata e tij, shkruan Arbresh.info.

Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në fund të qershorit.

Teksa ai po planifikon të largohet si lojtar i lirë.

Nacho ka qenë pjesë e Real Madridi që nga viti 2012 konstant në skuadër teksa ka fituar cdo trofe të mundshëm me skuadrën.

Deri më tani ka 355 paraqitje me klubin e parë të ‘Los Blancos’ dhe ka shënuar 16 gola.

Gjatë karrierës së tij ka fituar 24 trofe me Real Madridin./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme