Liverpooli nuk humbi kohë kundër Huddersfieldit në ndeshjen mes tyre në kuadër të Premierë Ligës duke shënuar pas vetëm 15 sekondave.
“Redsat” iu afruan vikendit me një pikë prapa Manchester Cityt si lider në kampionatin anglez derisa kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje për secilën skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Në një ndeshje si kjo kundër Huddersfieldit në Anfield, Liverpooli kishte mundësi për të marrë tri pikë dhe këtë është duke e bërë duke i shkaktuar gjithashtu presion kampionit në fuqi – Manchester Cityt para vizitës së tyre ndaj Burnleyt të dielën.
Si pasojë e një gabimi qysh në fillim të ndeshjes, Naby Ketia dërgoi në avantazh “Redsat” duke shënuar për 1 me 0 pas vetëm 15 sekondave lojë.
Me këtë gol, Naby Keita është tani pjesë historisë së Liverpoolit si lojtari i tyre që ka shënuar më së shpejti ndonjëherë në një ndeshje në Premierë Ligë./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...