Liverpooli raportohet se do të finalizojë transferimin prej 60 milionë funta të sulmuesit të Lyonit, Nabil Fekir, pas finales së këtij vikendi në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.
Raportet në Francë në fillim të kësaj jave kanë sugjeruar që një marrëveshja për të transferuar 24-vjeçarin në Anfield tani është “99% e kompletuar”, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Mirror’, Liverpool do të finalizojë marrëveshjen javën e ardhshme dhe kështu Jurgen Klopp nis misionin për të bërë shpenzime të mëdha gjatë verës.
Fekir ka qenë pjesë direkt e 27 golave gjatë 30 paraqitjeve këtë sezon duke i ndihmuar Lyonit për të rrëmbyer një vend në Ligë të Kampionëve derisa vazhdojnë lidhjet e tij ne klubet më të mëdha evropiane.
Presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas ngurron ta shes yllin e tyre, por Liverpooli e ka detyruar atë duke i ofruar 60 milionë funta./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...