Manchester City po zhvillon një kampionat fantastik. “Cityzens” kryesojnë me 60 pikë, por Liverpool nuk është dorëzuar akoma për titullin kampion. Ekipi i Jurgen Klopp mban vendin e dytë me 51 pikë, por ka luajtur një ndeshje më pak se City.
Pep Guardiola nuk i zë besë Liverpoolit dhe në konferencën për shtypin përpara sfidës së ditës së shtunë kundër Norwich në transfertë, karikon djemtë e tij për vijimin e kampionatit.
“Do të na duhen më shumë se 90 pikë për të fituar titullin kampion, duhet të vazhdojmë të luftojmë për të triumfuar në fund. Dhe nëse duam të fitojmë kampionatin, duhet të mbledhim një sasi të pabesueshme pikësh dhe fitoresh për të mbajtur pas një kundërshtar të jashtëzakonshëm.
Diferenca është zero, duhet të fitojmë shumë, shumë, shumë ndeshje për t’u shpallur kampionë”, deklaroi trajneri spanjoll, i cili po tenton të fitojë Premier League për herë të katërt me skuadrën nga Manchesteri.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...