Myrto Uzuni është futbollisti shqiptar që po shënon më së shumti në arenën ndërkombëtare.
Sulmuesi i Ferencvaros realizoi edhe fundjavën e fundit, duke shkuar në kuotën e 20 golave sezonal.
Beratasi ka realizuar 6 gola në kampionat, 8 në Kupën e Hungarisë dhe 6 në kompeticionet europiane me fanellën e klubit hungarez.
Një tjetër lojtar me shifra fantastike këtë sezon është Giacomo Vrioni. Lojtari i huazuar te Tirol në Austri numëron 9 gola sezonal, në 12 ndeshje. 7 prej rrjetave të tundura i ka në kampionatin austriak.
Më pas vjen në renditje Ernest Mucci, autor i 4 golave në kampionatin polak dhe i një goli në Europa League.
Me diferencë nga dy shënuesit më të mirë shqiptarë në Europë, më poshtë janë Sokol Cikalleshi, Armando Broja e Florian Kamberi, që numërojnë nga 4 gola deri më tani. /abcnews.al/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin