Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është shpallur lojtari më i mirë në La Liga 2, për sezonin 2022/23.
Ai ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar pesë asistime gjatë sezonit që lamë pas, shkruan Arbresh.info.
Myrto ishte ndihmesë e madhe për ekipin spanjoll që të ngjitej në La Liga.
Skuadra e Granadas përfundoi sezonin 2022/23, në vendin e parë në La Liga 2, me 75 pikë pas 42 ndeshjeve.
Futbollisti me prejardhje nga Berati, po vazhdon formën e mirë edhe në La Liga, ku ka shënuar katër gola deri më tani në 12 ndeshje.
Por që ekipa e tij është në vendin e parafundit në La Liga me gjashtë pikë, pas 12 ndeshjeve./Arbresh.info/
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...