Shkodran Mustafi ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të luaj për Gjermaninë dhe jo për Shqipërinë.
Në një intervistë për “Marca”, qendërmbrojtësi i Levantes zbuloi se e kishte të qartë që nga fillimi se do të lunate për Gjermaninë.
“Kam lindur në Gjermani, e kam pasur gjithmonë të qartë se dua të luaj me ta për shkak të historisë së ekipit gjerman. Për Gjermaninë kam filluar të luaj nga U-15 dhe kam dashur të fitoj gjëra të mëdha”, tha ai.
Mustafi ka patur një karrierë të bujshme, teksa ka luajtur për klube si Sampdoria, Valencia dhe Arsenal, ndërsa kishte qenë pjesë e ekipit të Gjermanisë e cila fitoi Kupën e Botës në vitin 2014./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...