Shkodran Mustafi beson se fitorja e siguruar këtë të shtunë ndaj Hull Cityt ishte pikërisht ajo që Arsenali ka pasur nevojë.
Mbrojtësi shqiptar i gjigantit londinez është i lumtur me fitoren 2 me 0 ndaj Hull Cityt në ndeshjen e xhiros së 25 në Premierë Ligë të zhvilluar në stadiumin “Emirates”, shkruan portali arbresh.info.
“Fitore në shtëpi, porta e pastër, kjo është pikërisht çfarë kemi pasur nevojë sot”, tha 24-vjeçari pas ndeshjes.
Arsenali ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve dhe Mustafi thotë se skuadra e tij duhet të përgatitet për këtë përballje të fortë.
“Tani fokusi i plotë është në Ligë të Kampionëve”, shton reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë./arbresh.info
Lexo më shumë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/posts/1314887121909710
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...