Shkodran Mustafi ka zbuluar se rritja e konkurrencës në Arsenali mund t’i ndihmoj atij dhe bashkëlojtarëve të tij të luftojnë për një vend në njëmbëdhjetshen startuese.
26-vjeçari beson se askush në skuadrën e “Topçinjve” nuk mund të mendoj se ka të garantuar pozitën e tyre me arritjen e trajnerit të ri Unai Emery në klub, transmeton portali arbresh.info.
Ish trajneri i Paris Saint Germain ka shtuar pesë fytyra të reja në skuadër duke transferuar yjet si Bernd Leno, Stephan Lichtsteiner, Sokratis Papastathopoulos dhe dyshen në mesfushë – Lucas Torreira dhe Matteo Guendozi.
Emery ka shfaqur se është i gatshëm për të lënë në bankinë emra të mëdhenj si Mesut Ozil dhe Aaron Ramsey në rast se ata nuk performojnë dhe Mustafi beson se kjo mund ta mbajë skuadrën në këmbët e tyre.
“Konkurrenca është diçka që ju dërgon juve në një nivel tjetër, sepse nëse ju nuk keni konkurrencë dhe ju e dini se startoni javë pas jave, kjo ju kushton me largim të kualitet”, ka thënë mbrojtësi shqiptar për ‘Evening Standard’, transmeton portali arbresh.info.
“Kur keni dikë që ju qëndron afër, ju do të përpiqeni të bëheni më i mirë dhe më i mirë çdo javë”
“Konkurrenca është e duhur, por duhet të jetë e shëndetshme. Për ne është sepse ne jemi në një frymë të mirë ekipore. Gjithçka është shumë mirë me njerëzit që ne i kemi në zhveshtore”
“Nuk ka përleshje me njëri-tjetrin apo diçka të tillë. Nuk ka konkurrencë, por konkurrencë të shëndetshme dhe kjo është diçka që do na sjellë neve përpara”
West Hami është rivali i ardhshëm i “Topçinjve” në Premierë Ligë./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...