Google ADS

Mustafi refuzon rinovimin e kontratës dhe i tregon klubit se në verë do largohet

17:22 | 26 Tetor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Arsenal-it, Shkodran Mustafi ka njoftuar klubin se në fundin e edicionit do largohet si agjent i lirë.

“Topçinjtë” që dy muaj janë duke provuar t’ia rinovojnë kontratën shqiptarit në mënyrë që të mos e lejojnë të nënshkruajë kontratë paraprake me ndonjë skuadër tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Football.London, Mustafi është i gatshëm të provojë fatin të ndonjë skuadër tjetër.

Dy klubet e mëdha italiane Lazio dhe Napoli, ishin të interesuar për qendërmbrojtësin gjatë afatit veror.

Sidoqoftë, lojtari ka njoftuar klubin londinez se në verë do largohet si agjent i lirë dhe mbetet të shihet nëse Arsenal-i do provojë ta shesë në janar që të fitojë se paku disa para./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme