Shkodran Mustafi ka reaguar në rrjete sociale duke shkruar për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri që ndodhi mëngjesin e sotëm (e martë).
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, i cili ishte pjesë e skuadrës së Unai Emery në bankinë për ndeshjen vikendin e kaluar ndaj Southampton, ka postuar një foto në Insta Story në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan portali arbresh.info.
“Ne lutjet tona” – është mesazhi i vendosur tek një foto e ilustruar me një tokë të shembur dhe flamurin shqiptarë mbi të teksa në fund ka vendosur mbishkrimin “Në duar të Zotit”.
Mustafi shfrytëzohet këtë sezon nga trajneri i lartpërmendur spanjoll vetëm në ndeshjet në Evropa Ligë teksa është i vendosur për rikthim edhe në Premierë Ligë si titullar.
Numri i viktimave në Shqipëri deri tani ka arritur në 13./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...