Shkodran Mustafi insiston se presioni ndaj trajnerit Unai Emery ndihet ngjashëm edhe nga lojtarët e Arsenalit.
Spanjolli është nën presion të madh pas nisjes së 12 ndeshjeve me vetëm katër fitore të siguruara deri tani, transmeton portali arbresh.info.
“Mbi të gjitha ne luajmë për klubin”, ka thënë mbrojtësi shqiptar në konferencën për shtyp pasditen e sotme.
“Më pas sigurisht ne luajmë për njëri-tjetrin. Ne jemi një skuadër. Nëse trajneri është nën presion edhe lojtarët janë në presion. Ne qëndrojmë së bashku”
“Të gjithë janë duke dhënë më të mirën. Trajneri është duke u përpjekur për të organizuar skuadrën dhe ne si lojtarë jemi duke u përpjekur për të shfaqur në fushë punën që bëjmë çdo javë në stërvitje”
Arsenali luan nesër në Emirates ndaj Eintracht Frankurtit dhe Mustafi pritet të jetë nga minuta e parë në këtë ndeshje./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...