Edhe pse nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme në gjysmëfinale të ‘FA Cup’, Shkodran Mustafi beson se një fitore ndaj Manchester Cityt do ta dërgonte skuadrën në një nivel më të lartë pas shumë muajve të vështirë.
Arsenali vazhdon garën për të siguruar pozitë në top katërshe, megjithëse gjasat për kualifikimin në Ligë të Kampionëve për vitin tjetër janë të vogla, transmeton portali arbresh.info.
“Natyrisht se ne kemi ende në mendjen tonë Premierë Ligën sepse ka ende shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe gjithçka është e mundur”, tha fillimisht reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë.
“Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për ‘FA Cup’ tani, por kjo është një mundësi për të harruar pak Premierë Ligën dhe për të marrë fitore që mund të na rikthej sërish. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne”
“Ne jemi duke shkuar në dy linja. Po përpiqemi për të siguruar top katërshen në Premierë Ligë dhe për të shkuar mirë edhe në ‘FA Cup’. Është një trofe që ne mund ta fitojmë, ne duhet ta marrim këtë”.
Fituesi i ndeshjes së nesërme në ‘Wembley’ do të luaj ndaj Chelseat, i cili siguroi pjesëmarrjen në finale pas fitores 4 me 2 ndaj Tottenhamit./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën