Te Arsenali janë të vendosur për të gjetur një klub të ri për qendërmbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi.
Së fundi, mediumet italiane kanë raportuar se Arsenali tashmë ia ka ofruar Mustafin skuadrës së Interit që është në kërkim të një mbrojtësi pas lëndimit të Danilo D’Ambrosios.
Për kartonin e Mustafit, skuadra e Arsenalit po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim duke pasur parasysh se kontrata e 28-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni.
Mustafi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe për këtë arsye do të largohet nga londinezët gjatë këtij muaji. Ai këtë edicion ka nëntë paraqitje në të gjitha garat. Më herët është raportuar se interesim për Mustafin kanë treguar edhe Barcelona, Lazio e Genoa./Arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024