Arsenali do të jetë pa yllin shqiptar edhe në ndeshjen ndaj kampionit në Premierë Ligë, Leicester Cityt.
Shkodran Mustafi, i cili është lënduar në kofshë të këmbës, nuk do të jetë në dispozicion për “Topçinjtë” as për ndeshjen e xhiros së 28 në Premierë Ligë ndaj kampionit aktual, shkruan portali arbresh.info.
David Ospina dhe Lucas Perez do të mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimeve derisa për Santi Cazorlan ka përfunduar sezoni dhe nuk do të luaj sërish.
Lexo më shumë: Lionel Messi kërkon nga Barcelona transferimin e yllit të Arsenalit (FOTO)
Reprezentuesi shqiptar i Gjermanisë, i cili u transferua te skuadra angleze gjatë verës për 35 milionë funta, ka humbur edhe dy takimet e fundit, atë ndaj Manchester Cityt si nikoqir në ‘FA Cup’ dhe Middlesbroughit në Premierë Ligë.
Skuadra angleze pret sot (e mërkurë) në ‘Emirates’ Leicester Cityn duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok