Shkodran Mustafi ka qenë hero i Arsenalit në derbin e Londrës përballë Tottenham Hotspurs.
Falë golit të shënuar, ylli shqiptar e kaloi skuadrën e tij në epërsi para se të shënonte Alexis Sanchez golin e dytë në ndeshje.
Por Mustafit i ka mbetur hatri me mediat që e lidhnin me një largim të mundshëm nga Arsenali.
“Ju pëlqen të flisni pa lidhje, shumë pa lidhje”, u tha gazetarëve mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane.
“Kjo është puna e juaj, të flisni dhe shkruani gjithçka pa pasur fare informata”, vazhdoi tutje Mustafi.
Sipas mbrojtësit nga Gostivari gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes nuk i di asnjë gazetar.
“Ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes është e vërtetë dhe ju nuk i dini ato gjëra. Nuk e kuptoj pse flisni për gjërat që nuk i dini”.
“E shini tani, unë jam duke qëndruar para jush me një fanellë të Arsenalit dhe nuk kam shkuar askund”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.
Mustafi reagoi kështu pasi mediat angleze gjatë janarit e lidhnin atë me një kalim në Serie A tek gjigantët si Juventus apo Inter.
Gjithsesi lojtari ka mbetur në Arsenal dhe është rikthyer pas një lëndimi që e mbajti disa javë jashtë fushave.
25-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2021.
Ai iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Valencia për 41 milionë euro.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...