Google ADS

Mustafi: Është koha t’i rikthehemi fitoreve (Foto/Video)

17:23 | 10 Shkurt 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi beson se është koha që “Topçinjtë” t’i kthehen sërish fitore në Premierë Ligë.

Skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka pësuar dy disfata radhazi në ligën angleze, një nga Chelsea me rezultat 3 me 1 dhe një nga Watfordi në shtëpi me rezultat 1 me 2. Megjithatë, 24-vjeçari nga Gostivari shpreson që skuadra e tij të kthehet në drejtimin e duhur.

“Një ndeshje e rëndësishme nesër. Është koha për të marrë një hap sërish në drejtimin e duhur”, ka thënë Mustafi para ndeshjes ndaj Hull Cityt, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti anglez pret nesër (e shtunë) Hull Cityn për të zhvilluar takimin e xhiros së 25 në Premierë Ligë.

Në takimin e fundit ndërmjet dy skuadrave, mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka shënuar një super gol në minutën e 92′ të takimit./arbresh.info

Shiko videon:

https://www.facebook.com/Arsenal/videos/10154671035277713/

https://twitter.com/MustafiOfficial/status/830082087906582528

 

 

Të ngjashme