Shkodran Mustafi është duke kërkuar për një ekip të ri, pasi aventura e tij tek Arsenali po shkon drejt fundit.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar me topçinjtë përfundon verën e këtij viti, por ai po mendon largimin që në merkaton e dimrit. Mediat angleze raportojnë se Mustafi dhe menaxheri i tij janë në kontakt me disa skuadra të ndryshme.
Destinacioni i mbrojtësit të Arsenalit duket se është Bundesliga.
Në kohën kur ishte tek Shalke, Mustafi kaloi sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe dëshiron ta përjetojë përsëri këtë kënaqsi. Mediat gjermane kanë raportuar se 28 vjeçari është në bisedime me dy ekipet gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin.
Mustafi gjithashtu mund t’i japë një mundësi skuadrës së tij për të fituar disa para nga shitja e tij, megjithatë nëse Arsenali nuk e lejon largimin e tij, atëherë shqiptari në verë do të largohet si futbollist i lirë.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...