Shkodran Mustafi dhe Alex Oxlade Chamberlain janë stërvitur sot (e shtunë) së bashku me bashkëlojtarët e tyre në Arsenal derisa raporte të ndryshme pretendojnë se dyshja do të largohet nga klubi.
Mustafi mësohet se ka rënë dakord t’i bashkohet Interit dhe Arsene Wenger në mënyrë befasuese lejon largimin e tij nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Oxlade Chamberlain ka refuzuar kontratën e fundit të shtruar nga Arsenali, rivalët e të cilit në Premierë Ligë si Chelsea dhe Liverpooli thuhet se janë të gatshëm për të nënshkruar me të.
Megjithatë, dyshja ishin së bashku me ‘London Colney’ këtë mëngjes me bashkëlojtarët e tyre duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit në Anfield.
Mbetet ende e paqartë nëse lojtarët do të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës vonë gjatë ditës së sotme për në ‘Merseyside’./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?