Ylli i Arsenalit, Shkodran Mustafi beson që Premierë Ligë është liga më e vështirë në botë.
Pas 14 muajve te klubi në Londrën Veriore, mbrojtësi shqiptar ka theksuar se Premierë Liga e Anglisë është liga më e vështirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Premierë Liga është më e vështira dhe liga më fortë në Evropë ose në botë”, ka thënë Mustafi, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani.
“E kam ditur këtë edhe në të kaluarën, por tani që jam duke luajtur shumë ndeshje, është diçka që ju thjeshtë e ndjeni, trupi juaj ndihet vërtetë i lodhur sepse ju keni shumë ndeshje dhe ju nuk jeni të mësuar me këtë, gjë që tregon se kjo është liga vërtetë më e fortë”
“Mendoj kështu sepse ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj në Premierë Ligë dhe sepse lloji i lojës që ne luajmë këtu është shumë i shpejtë, nuk është një lojë defanzive apo lojë taktike ku ju vetëm qëndroni aty dhe përpiqeni për të mos bërë gabime, është më shumë një lojë ku ne përpiqemi për të shkuar dhe për të shënuar gola”
Mustafi ka shënoi golin e epërsisë në derbin e Arsenalit ndaj Tottenhamit javë më parë./arbresh.info/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...