Anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija tashmë ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme në Ambasadën e Kosovës në Gjermani dhe gjatë kësaj jave do të pajiset me pasaportë të Kosovës.
Kësisoj, ai, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi falënderon ambasadorin Beqë Cufaj, stafin e Ambasadës, Ministrinë e Brendshme dhe të gjitha institucionet tjera që në raste të këtilla kanë konsideratë dhe i përshpejtojnë procedurat për marrje të nënshtetësisë së Kosovës për futbollistët që veshin fanellën Dardane.
Po ashtu, një falënderim i veçantë edhe për përfaqësuesin e Kosovës në Gjermani, Fehmi Kongjeli, i cili ishte iniciator i bisedimeve që Florenti t’i bashkohet Kosovës.
Florent Muslija është pjesë e Hannover 96 dhe është lojtar shumë i talentuar, i cili pa dyshim do të jetë një armë më shumë për përzgjedhësin Bernard Challandes në misionin për ta bërë ëndrrën realitet – kualifikimin në Euro 2020.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...