Ditët e fundit kanë qenë të zeza për futbollin kosovar, shkruan Arbresh.info.
Futbolli ynë është përfshirë nga kurdisjet e ndeshjeve. Sfida e zhvilluar në Pejë ndërmjet Besës dhe Trepçës u përfol se është e kurdisur (fitoi Trepça 3:1) ndërkohë që pas dyshimeve të forta, rasti ka shkuar edhe në prokurori.
Ndërkohë, ditën e djeshme “spektakli” ka vazhduar me një video-incizim ku gjyqtari Bajram Gashi tregoi se si ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes Drita – Prishtina 1:0 e zhvilluar në edicionin e kaluar.
Në këtë skandal ishte i përfshirë edhe trajneri aktual i Dritës, Ismet Munishi.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Musa Selimi, thotë për Arbresh.info se ky fenomen ekziston në Kosovë. “Për fat të keq, në futbollin e Kosovës gjyqtarët shumë shpesh bëhen faktorë kryesor në ndeshje, në vend se ta kryejnë punën e tyre pa zhurmë. Kjo është në dëm të futbollit tonë. Shpresoj se do të këndellemi sa më parë dhe mos të na përsëriten situata të tilla”, ka thënë Musa Selimi për Arbresh.info.
Pasojat e kurdisjeve
Tutje, ish-trajneri i Dritës, Gjilanit, KEK-ut, Feronikelit mendon se futbolli i Kosovës herët apo vonë do ta pësojë për këto fenomene. “Shpresoj që sa më parë do të këndellemi pasi që herët apo vonë, do të na kushtojnë situata të tilla”, potencoi Musa Selimi.
Ai mendon se është përgjegjësi e Federatës së Futbollit të Kosovës që sa më parë të marrë masa. “Është përgjegjësi e FFK-së që të marrë masa dhe tu shkojë këtyre gjërave deri në fund”, përfundoi Musa Selimi.
Ndryshe, FFK-ja ka nisur procedurë disiplinore ndaj gjyqtari Bajram Gashi, trajnerit Ismet Munishi. /Arbresh.info
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri