Google ADS

Murray do të pensionohet nga tenisi pas Olimpiadës së Parisit

18:18 | 23 Korrik 2024
D.H

Andy Murray ka konfirmuar se do të pensionohet nga tenisi pas garës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Tenisti 37-vjeçar ka në plan të luajë në turnetë teke dhe dyshe në kryeqytetin francez, që do të jetë paraqitja e tij e pestë olimpike.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Murray ka shkruar se ka ardhur në fund të karrierës së tij.

“Kam mbërritur në Paris për turneun tim të fundit të tenisit në jetë,” shkroi Murray në X.

“Gara për ekipin e Anglisë ishte padyshim nga momentet më të paharrueshme të karrierës sime dhe jam jashtëzakonisht krenar që mund ta bëj për herë të fundit!” shtoi ai.

Ai ka dy medalje të arta olimpike dhe në Paris do të synojë të tretën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme