Google ADS

Muriqi tregon përse ka pasur vështirësi te Lazio, s’ka si Ronaldo

23:21 | 24 Mars 2021
A. B.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për Super Sport pas fitores së madhe të Kosovës në miqësore kundër Lituanisë, prej 4-0, para ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedisë dhe Spanjës.

“Te Lazio është puna e adoptimit dhe kisha probleme me lëndime dhe COVID-in. Është edhe gjuha, është e vështirë adoptimi, po ngadalë po e marrë veten“, u shpreh ai.

“Përveç Ronaldos, kushdo që ka shkuar ka pasur probleme me adaptimin dhe normal ishte edhe për mua e njëjta gjë. Tani po ndihem më mirë dhe jam i lumtur te Lazio“, tha ai.

“Rikthimi te Fenerbahçe? Nuk di çfarë të them, ato janë punë klubesh, unë kam kontratë pesë vjeçare. Mund të them se Fenerbahce është shtëpia ime“.

Kjo miqësore për Kosovën ishte e rëndësishme para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Të dielën, Dardanë do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme