Vedat Muriqi ka vazhduar me gola edhe pas rikthimit pas ndërprerjes disa mujore të kampionatit turk shkaku pandemisë globale të Covid-19.
Sulmuesi prizrenas ka realizuar golin e barazimit (’87) nga pika e bardhë për Fenerbahçen në fitoren 2-1 kundër Kayserisporit.
Pas takimit ka folur për mediat shtatgjati, ku ndër të tjerash ka treguar pse nuk ishte në formacionin startues të “kanarinave të verdha”.
“Kemi kaluar një periudhë të vështirë. Pas një kohe të gjatë kemi ardhur te fitorja. Jam i lumtur me triumfin e arritur gjatë ditës së sotme. Është një ndjesi e keq dhe e papërshkrueshme të luan pa praninë e shikuesve”.
“Kam pasur një tërheqje muskulore gjatë stërvitjes dhe mjekët më rekomanduan që mos të paraqitem për shumë minuta në takim. E gjithë kjo për faktin se kemi edhe një ballafaqim shumë të fortë gjatë ditës së martë kundër Trabzonsporit. Besoj se edhe kundër tyre do të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Muriqi.
Reprezentuesi i Kosovës theksojmë se deri më tani la realizuar 14 gola në Superligë dhe dy në Kupën e Turqisë dhe ka asistuar pesë herë në të dyja garat.
Ndryshe, Muriqi pritet që pas përfundimit të kampionatit turk të ndryshoj ambient, ku dy skuadrat më të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit janë Tottenham Hotspurs dhe Lazio.
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...