“Me këtë fuqi dhe kurajë që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet”. Kështu tha sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcas, Vedat Muriqi, përmes një video-mesazhi për Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ai e dha këtë mesazh, pasi dy ditë më parë u nderua me “Çmimit Special”, në ceremoninë Laureatët 2022, të organizuar nga KOK-u.
“Me të vërtetë për mua është një çmim shumë, shumë special. Besoj që deri sot e përfaqësova Kosovën ashtu si duhet jo vetëm në reprezentacionin tim por edhe jashtë fushës edhe pa asnjë dyshim kjo do të vazhdojë kështu edhe brenda po ashtu edhe jashtë fushës dhe ndihem shumë krenar që e përfaqësova shtetin tim jashtë vendit sidomos në Spanjë që fatkeqësisht nuk na njohin”, ka shtuar tutje Muriqi.
Muriqi është duke kaluar në formë të shkëlqyeshme në La Liga dhe shpeshherë gjatë këtij edicioni ka folur për mediat spanjolle, ku në vazhdimësi ka rrëfyer për luftën e drejtë të Kosovës dhe për mënyrën se si erdhi deri te pavarësia e vendit tonë./rtk
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...