Vedat Muriqi ka paralajmëruar një tjetër sezon të mirë në Spanjë, duke shënuar në miqësoren e Mallorcas.
“Pirati” gjeti rrjetën dy herë në fitoren e thellë të skuadrës nga Ishulli me rezultat 9:0, kundër SV Ried II.
Manu Morlanes (3’), Abdon Prats (12’, 40’) dhe Amath Ndiaye (34’) realizuan në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë u inkuadrua Vedat Muriqi dhe sulmuesi i Kosovës gjeti golin në minutën e 47-të.
Muriqi e realizoi edhe golin e dytë personal me kokë gjashtë minuta më vonë.
Daniel Luna (59’), Josep Gaya (67’) dhe Javi Llabres (73’) ishin golashënuesit tjerë./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...