Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është i nominuar për tre sulmuesit më të mirë të ligës spanjolle La Liga.
Muriqi është pjesë e listës së ngushtë bashkë me 10 futbollistë tjerë, përfshirë yjet si: Benzema, Lewandowski, Vinicius, Raphinha, Dembele, Griezmann e të tjerë.
“Pirati” i klubit spanjoll “RCD Mallorca” i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë tri asistime deri më tash këtë edicion në kampionatin spanjoll.
Dhe, kjo ka bërë që prizrenasi të marrë shpesh lëvdata nga klubi i tij por edhe nga liga spanjolle.
E tash, La Liga e ka përfshirë 28 vjeçarin në garë për të qenë pjesë e ekipit të vitit.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe i Lazios e sheh veten në mesin e 11 sulmuesve të nominuar, përfshirë këtu yjet si Benzema, Lewandowski, Griezmann, Vinicius Junior, Raphinha, Dembele, Iago Aspas, Borja Iglesias, Joselu dhe Enes Unal.
Natyrisht, konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë, por tifozët e kanë mundësinë ta votojnë “Piratin” për të qenë pjesë e sulmit ideal të sezonit 2022/23 në La Liga.
Ky është linku ku mund të votoni për ta bërë pjesë të formacionit të sezonit Vedat Muriqin./Arbresh.info
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...