Kombëtarja e Kosovës në futboll ka filluar sot stërvitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Kosovës, Vedat Muriqi ka folur për selektorin e ri të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam për së afërmi të gjithë me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit. Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”, tha ndër të tjera Muriqi në deklaratën pas stërvitjes.
Muriqi këtë sezon me Mallorcan pesë gola dhe dy asistime, gjithashtu ‘pirati’ është kualifikuar në finale të Copa del Rey.
Dardanët ndeshjen e parë këtë të premte ndaj Armenisë kurse sfidën e dytë e luajnë me 26 mars ndaj Hungarisë./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend