Vedat Muriqi ka folur në konferencë për shtyp para sfidës mes Kosovës dhe Gjeorgjisë.
Sulmuesi i Dardanëve fillimisht ka folur për ndeshjen ndaj Suedisë, ku ka pranuar se ekipi nuk ka luajtur mirë, por duke thënë se e pret një ndeshje e vështirë me Gjeorgjinë.
Dardanët presin gjeorgjianët të martën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
“Nuk kemi luajtur mirë ndaj Suedisë. Si ekip kemi kualitet për të bërë më shumë. Ndaj Gjeorgjisë duhet të fitojmë, edhe pse nuk e nënçmojmë kundërshtarin përkundër që kemi fituar në udhëtim”.
“Na pret një ndeshje e vështirë, por kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe futemi në fushë për ta fituar ndeshjen”, tha Muriqi.
Tutje sulmuesi prizrenas foli edhe për golat e pakët që po shënon Përfaqësuesja e Kosovës në këto sfida, duke thënë se kanë shënuar më shumë ndaj kundërshtarëve më të dobët.
“Është e vërtetë se e kemi mësuar tifozërinë duke shënuar shumë gola, por realisht kemi pasur skuadra më të dobëta se na si Malta apo San Marino. Tani kemi kundërshtarë më të vështirë dhe nuk është e lehtë të shënosh”.
“Presim Gjeorgjinë dhe shpresojmë vetëm të marrim fitoren, pasi nuk ka rëndësi nëse fitojmë 1-0 apo 2-0, vetëm duhet të marrim tri pikët”, u shpreh Muriqi.
“Atmosfera gjithmonë ka qenë shumë e mirë në ekipin përfaqësues. Jemi shtet i vogël dhe njihemi shumë me njëri tjetrin, ku çdo grumbullim qëndrojmë bashkë lojtarët”, vazhdoi tutje Muriqi.
Kosova deri më tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje në Grupin B, ku ka marrë katër pikë.
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...