Vedat Muriqi ka filluar të këndellet pas atij starti të dobët në fillimin e La Ligas ku i humbi dy penallti.
“Pirati” ka arritur të shënoj katër gola dhe të dhurojë dy asistime në nëntë xhirot e para të kampionatit spanjoll, shkruan Arbresh.info.
Vedati që nga transferimi i tij në Mallorca ka kaluar një formë të mirë dhe për të po interesohen dy klube spanjolle mjaftë të forta.
Mediat të ndryshmë spanjolle kanë raportuar se për Vedat Muriqin është interesuar skuadra nga kryeqyteti spanjoll, Atletico Madrid.
Ndërsa Todo Fichajes tani ka njoftuar se përveç Atleticos, në garë për transferimin e Muriqit është përfshirë edhe Sevilla.
Transferimi i Muriqit, Sevillës do ti kushtojë mbi 20 milion, pasi skuadra e Mallorcës e vlerëson aq sulmuesin Kosovar.
Kjo shifër mund të jetë e lart për Sevillën, pasi andaluzianët janë në krizë të mëdha financiare gjatë këtyre kohëve./Arbresh.info/
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli