Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk.
Ylli kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në La Liga, por mediat turke raportojnë se “Pirati” mund të luajë në Superligën turke në sezonin e ardhshëm.
Ish-futbollisti i Gençlerbirligit, Rizesporit dhe i Fenerbahçes mund të përfundojë tek një tjetër klub nga Stambolli.
Komentatori turk i sportit, Serkan Korkmaz insiston se 28 vjeçari do të rikthehet në Turqi nga edicioni i ardhshëm dhe se mund të përfundojë në Galatasarat.
“Me shumë gjasë, Vedat Muriqi do të luajë në Galatasarat sezonin e ardhshëm”, ka thënë Korkmaz në një program direkt.
Muriqi i ka zhvilluar 33 ndeshje me Mallorcan këtë sezon, ndërsa ka qenë titullar në 31 prej tyre.
Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 14 gola dhe i ka bërë 4 asistime deri tash në këtë sezon.
Para se ta blinte Peja, Muriqi e pati një eksperiencë të pasuksesshme në Lazio.
Atë e duan edhe klube nga La Liga, Serie A e Premierliga.
Mbi të gjitha, interesim më serioz për sulmuesin shtatlartë ka shfaqur Sevilla. /GE/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation