Muriqi me probleme serioze, nuk pritet të rikthehet deri në vitin e ardhshëm

14:59 | 13 Dhjetor 2023
KRG

Ylli i Kombëtares së Kosovë, Vedat Muriqi kishte pësuar lëndim në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.

Dhe ky lëndim i kishte prishur planet e skuadrës spanjolle, Mallorca, shkruan Arbresh.info.

Sipas spanjollëve, “Pirati” pritej që të rikthehet në fushë  pas 4-6 jave.

Mirëpo siç raporton mediumi “okdiario”, ai nuk pritet të rikthehet deri në fillimin e vitit 2024.

Fillimisht pritej që Muriqi do të ishte në dispozicion për ndeshjen e kësaj jave ndaj Almerias, por siç duket ende nuk është rikuperuar nga tërheqja muskulore.

29-vjeçari do të jetë një mungesë e madhe në ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Osasunas.

Skuadra spanjolle do të jenë në pritje që Muriqi të rikthehet në ndeshjen e parë të vitit 2024, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit.

Mallorca është duke pasur telashe të mëdha, sidomos me mungesën e lojtarit të tyre kyç. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme