Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore

17:22 | 17 Nëntor 2024
E.G

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, ka theksuar se për të vetëm fitorja është opsioni i pranueshëm në ndeshjen ndaj Lituanisë.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij edicioni të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ne si futbollistë e kemi mbyllur kapitullin e kaluar. Synimi ynë është që nesër ta mbyllim ciklin me fitore. Jemi të përgatitur dhe e dimë që na pret një kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër përveç fitores. Do të japim çdo fuqi që kemi për të siguruar pikët e plota”, është shprehur Muriqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme