Sulmuesi kosovar ka zbarkuar sot në kryeqytetin italian dhe u është nënshtruar për herë të dytë vizitave mjekësore pasi u prek me COVID-19. 26 vjeçari është i gatshëm për eksperiencën e re
Vedat Muriqi ka zbarkuar sot në Itali pasi e kreu vetëizolimin në Turqi, ku kishte dalë pozitiv me COVID-19.
Dhe, me të mbërri në Romë, sulmuesi kosovar u është nënshtruar përsëri vizitave mjekësore, të cilat i kishte kryer edhe para disa ditësh, kur kishte nënshkruar kontratë me Lazion.
Pas dy orësh kontrollesh, 26 vjeçari i ka kryer të gjitha pengesat dhe tash është i gatshëm për ta filluar jetën e re “Biancoceleste”.
Tash, sulmuesi prizrenas do t’i bashkohet ekipit në stërvitje në tentim të rikthimit të formës pasi pushoi afro 6 javë shkaku i një lëndimi dhe më pas si pasojë e prekjes nga koronavirusi.
Ndërkohë, Përfaqësuesja e Kosovës shpreson që ta ketë në dispozicion gjigantin e sulmit për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Express/
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik