Mallorca mbrëmë arriti të marr një pikë ndaj Real Madridit falë një golit të shënuar nga futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Ai u shpall njeriu i ndeshjes në këtë sfidë dhe menjëherë pas ndeshjes analizoi ndeshjen për DAZN, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht ai tha se është shumë i lodhur dhe njëkohësisht është e rëndësishme që nisi sezonin e ri me gol sidomos ndaj Real Madridit, të cilin e cilëson klubimin më të mirë në botë.
“Unë jam tmerrësisht shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi, i cili është më i miri në botë…”, tha ai.
Tutje sulmuesi dardan tha Realin e ka parë nga televizioni kur ka qenë i vogël teksa tani e ndan fushën me ta.
“Duhet të jem i sinqertë, të shënosh kundër Real Madridit është shumë bukur. I kam parë nga televizori kur kam qenë i vogël, tani e ndaj fushën … I thashë Militaos që janë të gjithë të shpejtë, nuk ka lojtarë të ngadalshëm”, deklaroi Muriqi.
Sezonin e kaluar Muriqi ka luajtur 29 ndeshje me Mallorcan dhe ka realizuar shtatë gola e dy asistime./Arbresh.info
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...