Google ADS

Muriqi flet për të ardhmen e tij

19:40 | 11 Maj 2021
Përparim Bublaku

Vedat Muriqi në një intervistë për emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë disa fjalë edhe për të ardhmen e tij.

Reprezentuesi i Kosovës është transferuar te Lazio në fillimin e këtij sezoni, mirëpo nuk është duke kaluar në formën më të mirë të mundshme, transmeton lajmi.net.

Ai po ka probleme sikurse në adaptim por edhe në shënimin e golave, pasi ka vetëm një të tillë me klubin.

“Largimi? Faktikisht janë spekulime. Nuk më ka kontaktuar askush, as agjenti. Unë e dija që do të ishte e vështirë. Nuk e zgjedh vetëm rrugën e lehtë, e zgjedha më të vështirë, pasi të qon te suksesi. Do të provoj sa të kem fuqi të bëjë edhe këtu”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se Igli Tare ishte njëri nga njerëzit kryesor që ndikuan në transferimin e tij te Lazio, pasi drejtori i kishte thënë se edhe nëse të këputet këmba unë do të blija

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme