Muriqi e mbyll kampionatin me 17 gola

22:22 | 24 Maj 2019
Arbresh.info

Vedat Muriqi e ka mbyllur kampionatin në Superligën turke me gol të shënuar.

Sulmuesi i Kosovës ka qenë protagonist për skuadrën e tij Rizespor në humbjen 2-3 ndaj Trabzonsporit.

Rizespor e nisi mirë kur kaluan në epërsi me golin e Boldrin, ku asistues ishte pikërisht Muriqi.

Por mysafirët realizuan tre gola në pjesën e parë për ta krijuar një epërsi të madhe.

Në minutën e 65-të erdhi radha për gol nga Muriqi që shënoi me kokë pas harkimit nga këndi i Boldrin.

Goli ndaj Trabzonsporit ishte i 17-ti këtë edicion për sulmuesin nga Kosova.

Përveç 17 golave të shënuar, Muriqi ka asistuar edhe në tetë të tjerë për bashkëlojtarët e tij te Rizespor.

Pas paraqitjes fantastike këtë edicion, Muriqi do të largohet nga Rizespor, ndërsa e ardhmja e tij mund të jetë te Fenerbahce. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme