Vedat Muriqi mund të rikthehet sërish për të luajtur në Turqi.
Por kësaj radhe jo tek Fenerbahçe por tek rivali kryesor i tyre Galatasaray, shkruan Arbresh.info.
Sipas mediumit turk mynet, lojtari po pëlqehet nga drejtuesit e gjigandit turk dhe shihet si zëvendësues i Cedric Bakambu, gjithashtu bëhet e ditur se edhe Muriqi është ndjerë i kënaqur për interesimin e Galatasaray.
‘Pirati’ raportohet se ka vlerë rreth 15 milionë euro.
Muriqi më parë ka qenë pjesë e skuadrave turk ku ka shkëlqyer tek Fenerbahçe, ndërkohë performanca të mira ka pasur edhe me Rizesporin, Giresunspor dhe Gencelerbirligi.
Këtë sezon Muriqi ka zhvilluar 14 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.
Kujtojmë se 29-vjeçari ka qenë i lënduar në pjesën më të madhe të këtij sezoni, pas dëmtimit që morri në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit./Arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag