Google ADS

Muriqi do t’i humbasë gati një milion euro në vit vetëm për të luajtur në Mallorca

12:05 | 21 Korrik 2022
K.B

Vedat Muriqi ka bërë sakrifica të mëdha për të luajtur në Mallorca.

Futbollisti kosovar do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll, i cili e bleu atë nga Lazio.

28 vjeçari nga klubi spanjoll do ta marrë rrogën thuajse të njëjtë sa e kishte në Lazio.

Por, kur jemi tek tatimet e shtetit, gjërat ndryshojnë, shkruan mediumi spanjoll “okdiario”,

Në Itali, 30 për qind e rrogës së futbollistëve të huaj në pesë vjetët e para shkojnë në thesarin e shtetit.

Kurse, në Spanjë, tatimi është më i lartë, deri në 50 për qind, e që në këtë rast e kap edhe futbollistin kosovar, pasi bën pjesë në të ardhurat e larta, që tatohen me tarifën më të lartë.

Kjo i bie që “Pirati i Kosovës” do t’i marrë gati 1 milion euro më pak rrogë në vit, respektivisht 800 mijë euro më pak.

Njëjtë do ta kishte edhe në Belgjikë, nëse do të transferohej në Club Brugge. /ge/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme