Mallorca e Vedat Muriqit sonte luan ndeshjen e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey ndaj Real Sociedadit.
Kjo ndeshje fillon nga ora 21:30, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Të dy skuadrat janë në një formë të luhatshme ndërsa sonte do të luajnë për gjithçka, pasi do të luhen për finale.
Sociedadi pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore krahas një barazimi dhe tri humbjeve.
Ndërsa Mallorca vjen në këtë ndeshje pas barazimit në La Liga ndaj Alavesit.
Kurse në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc prej një fitore, dy barazimeve e dy humbjeve.
Sociedadi kërkon do të kërkoj finalen e dytë në pesë vitet e fundit kurse Mallorca të parën në histori.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 0-0, në Mallorca./Arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj