Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë gjatë afati kalimtar të verës.
Muriqi u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.
Megjithatë, sulmuesi shtatlartë, i cili luan te Mallorca në La Liga, do të luajë sërish në Superligën e Turqisë nga vera e këtij viti.
Sipas gazetës turke Aksam, Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces, pasi gjiganti turk ka zgjedhur ish-lojtarin e tyre si idealin për të përforcuar skuadrën.
Ndër informacionet e marra nga mediumi turk thuhet se edhe ylli i Kosovës është i prirur për t’u rikthyer në Turqi dhe dëshiron të kthehet në Fenerbahce nëse palët bien dakord.
Edin Dzeko, i cili është një nga emrat që ka mbështetur skuadrën e tij me golat që ka shënuar këtë sezon, mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë dhe Muriqi shihet si pasues ideal.
Vlera e tregut
Muriqi aktualisht ka një vlerë tregu prej 15 milionë eurosh.
Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime. /Telegrafi/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...