Portieri i Ipswichit, Arijanet Muriq, ka marrë notën 10 nga Goal.com për paraqitjen e tij ndaj Brightonit në kuadër të Premier Ligës angleze.
Menaxheri i skuadrës së Muriqit, Kieran McKenna, insistoi se nuk ka pasur dilema për përzgjedhjen e portierit të Kosovës edhe përkundër një jave turbulente për të.
Muriqi ishte një prej tre lojtarëve që u përjashtuan nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës javën e kaluar për shkak të, siç u pretendua nga Federata e Futbollit të Kosovës, shkeljes së rregullave të tyre. Por 25-vjeçari u bë shndërrua nga “zero” në “hero” duke ia siguruar ekipit të tij një pikë në ndeshjen që përfundoi pa gola, duke bërë dy super-pritje të njëpasnjëshme.
Muriqi u shtri për të pritur një goditje nga distanca nga Georginio Rutter, e më pas u ngrit dhe ia doli t’ia mohonte golin edhe Kaoru Mitomas në aksionin e njëjtë.
“Ai tregoi pikërisht pse kemi dashur ta sjellim në klubin tonë. Gjetja e një portieri që mund t’ju sjellë pikë është shumë punë e madhe dhe ai është portier fitues i ndeshjeve. Është ende i ri. Ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe durim në kohë të caktuara, por të gjitha këto do t’i ketë këtu”, raporton “Guardian”.
“Nuk pata rezerva. Pata një bisedë shumë të mirë me të dhe ai ma sqaroi situatën siç e ka parë vetë, e cila është më ndryshe nga disa versione tjera. Shikoni, ai është lojtar yni. Gjëja më e rëndësishme është kur ai është me ne, dhe kthimi i tij disa ditë më herë ishte bonus dhe i ndihmoi atij në performancën e sotme”.
Heroizmi i Muriqit bëri që Ipswichi të grumbullojë 2 pikë nga katër ndeshje në këtë fillim sezoni të Premier Ligës. /Klankosova.tv
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...