Arijanet Muriçi do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere për t’u huazuar në Nottingham Forest. Mediat britanike janë të sigurta për këtë kalim
Pep Guardiola është tashmë i vendosur: Arijanet Muriçi do të largohet nga Manchester City gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.
Por, kjo do të ndodhë vetëm përkohësisht pasi kampioni i Anglisë po planifikon ta huazojë portierin shqiptar nga Mali i Zi për një vit në Nottingham Forest.
“The Reds” thuhet se e kanë fituar garën për ta transferuar portierin e Përfaqësueses së Kosovës.
Nottinghami ishte në garë me rivalin e Championshipit, Preston North End për ta angazhuar 20 vjeçarin.
Mirëpo, tabloidi britanik “The Sun” shkruan se Muriçi do ta nënshkruajë një kontratë njëvjeçare në formë huazimi me klubin nga “City Ground” pasi menaxheri i Cityt, Pep Guardiola e ka dhënë dritën e gjelbër.
Muriçi e kishte nisur sezonin e kaluar si huazim në NAC Breda, në Eredivisie, mirëpo ishte ftuar sërish në “Etihad Stadium” gjatë verës pas lëndimi të rëndë të portierit të dytë, Claudio Bravo.
Muriçi zhvilloi gjashtë ndeshje me të kaltrit e Manchesterit në sezonin 2018/19, pesë prej tyre në League Cup dhe një me ekipin U-21 në “Checkatrade Trophy”.
Me rikthimin e Bravos, Muriçi do të përfundonte si portieri i tretë tek City, prandaj trajneri spanjoll preferoi më shumë që ta huazojë portierin në një ekip ku mund të ketë më shumë minutazh dhe vazhdimësi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...