Skuadra e portierit të kombëtares së Kosovës, Bunley, Aro Muric arriti të triumfoi ndaj Sheffield United me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 33-të në Premier League.
Edhe në këtë ndeshje gardiani dardan ishte startues dhe luajti gjatë tërë ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Trajneri belg Vincent Kompany i besoi Muricit edhe pas gabimeve që i bëri portier i Kosovës në ndeshjet ndaj Evertonit dhe Britghtonit.
Ky besim i trajnerit sot u shpërblye nga Murici pasi performoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ai nga Sofa Score ishte më i vlerësuari me notën 9.0.
Burnley është në garë për mbijetesë në Premier League teksa ndodhet në pozitën e 19-të me 23 pikë, tre më pak se vendi i 17-të që të mban në elitën e futbollit anglez./Arbresh.info/
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik