Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve me entuziazëm dhe përkushtim të madh.
Dardanët u rikthyen në kampin stërvitor me synime të qarta për një rrugëtim të suksesshëm në këtë edicion.
Në stërvitjen e sotme në dispozicion të Fodës ishin 15 futbollistë, ndër ta edhe gardiani Arijanet Muric.
Muric ka thënë se ndaj Rumanisë duhet të marrin revansh tri herë dhe do të bëjnë gjithçka për t’i mundur ata.
“Të gjithë jemi këtu që në mëngjes. Pra, përgatitje e mirë. Të gjithë jemi në kohë. Kështu që duket se të gjithë janë gati për ndeshjet. Ne mezi presim t’i fitojmë ndeshjet. Sigurisht që do të jemi të emocionuar të luajmë ndeshjen kundër Rumanisë, dhe mendoj se duhet të marrim revansh tri herë ndaj tyre, kështu që do të bëjmë gjithçka për t’i mundur dhe për t’i bërë ata të ndihen se do të kenë një ditë të vështirë në Kosovë. Mezi presim t’i mundim, të stërvitemi mirë dhe gjithçka tjetër. Ndjehemi shumë të sigurt”, ka thënë gardiani dardan.
Kosova ndeshjen me Rumaninë e luan të premten me 6 shtator me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...