Google ADS

Munishi zbulon emrat e lojtarëve që për të janë më të mirët në Kosovë

11:05 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Ismet Munishi ka pak kohë që është larguar nga pozita e shefit të shtabit teknik të Ballkanit.

Munishi ka arritur që  Ballkanin ta bëjë një skuadër të fuqishme e cila lufton për vendin e parë, transmeton Arbresh.info

Përkundër largimit, Munishi nuk e harron ekipin e Ballkanit dhe lojtarët të cilët i krijoi në super yje në futbollin vendor.

Në një intervistë për ‘Dhoma e Rrëfimit’, Munishi ka përmendur emrat e futbollistëve më të mirë në Kosovë sipas mendimit të tij.

“Lojtarët e Ballkanit janë lojtarët më të mirë në Kosovë. Aty është Blendi Baftiu, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Edvin Kuç, Kushtrim Gashi janë lojtarët më të mirë në Kosovë”.

“Unë për vete e dinë të gjithë që e kam simpati Blendi Baftiun. Është një futbollist i jashtëzakonshëm. Edhe Arbër Hoxhën dhe besoj se do të bëjnë karrierë të mirë. Tash më ka hyrë në zemër edhe Mirlind Daku”, deklaroi Munishi.

Munishi ka thënë se me Ballkanin e tij kanë bërë lojën më të mirë në Kosovë.

“Ne me Ballkanin kemi arritur ta bëjmë një futboll që nuk është luajtur më herët në futbollin e Kosovës”, ka thënë Ismet Munishi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme