Përfaqësuesja e Kosovës e ka përuruar me një fitore shumë të rëndësishme stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke iu imponuar 2:0 Ishujve Faroe në ndeshjen e dytë në Grupin 3 të Ligës D në Nations League.“Dardanët” bënë një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në gjysmën e parë të pjesës së dytë dhe tashmë marrin kryesimin e grupit, me një pikë më shumë se Ishujt Faroe.
Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu shënuan dy golat ë përfaqësueses më të re evropiane në minutat 50 dhe 55, por fitorja mund të kishte rezultuar edhe më e thellë nëse do të shfrytëzoheshin më mirë rastet e krijuara.Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, e ka vlerësuar këtë ndeshje në një prononcim për Insporti.com.
“U frikova para ndeshjes sepse Ishujt Faroe i vlerësuan sikurse Brazilin në konferencën për shtyp. Kjo ishte një kombëtare modeste që mund të luajë mirë taktikisht, pa idenë e kundërsulmit dhe shumë luftarake”, ka thënë trajneri i Besës së Pejës, Ismet Munishi.
‘Timonieri’ nga Prishtina që njihet për deklaratat bombastike, ditë më parë ka thënë për televizionin publik (RTK) se Kosova nuk duhet që ta qojë në qiell një kundërshtar si Ishujt Faroe.
“Siç duket selektori e ka parë emisionin që isha në RTK, por jo deri në fund sepse Bernard Berisha është dashur që të luajë edhe në Prishtinë edhe në Baku (ndeshja e parë me Azerbajxhanin e mbyllur 0:0).
Ne kemi kapacitet të madh si reprezentacion. Jemi kthyer edhe në tempullin e futbollit, arenën Fadil Vokrri”, shtoi Ismet Munishi.
Munishi i cili ka bërë karrierë edhe në disa skuadra evropiane dhe ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në vitet e okupimit thotë se Kosova nuk luajti mirë në pjesën e parë.
“Pjesa e parë ishte pa ide. Nuk arritëm të shënojmë dhe të gjithë e kemi ditur se si luan kundërshtari. E vetmja gjë që më pëlqeu në pjesën e parë ishte reagimi të ndërprerjet e kundërsulmeve të kundërshtarit. Aty ishim mirë dhe nuk iu dhamë rast fare”, përfundoi Ismet Munishi,
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër